Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka sqaruar hamendësimet se gjoja ushtria izraelite po e lufton popullin palestinez.
Me anë të një postimi në platformën “X” ambasadorja izraelite tregon se shteti si saj po lufton kundër terroristëve të Hamasit, të cilët me datën 7 tetor filluan një sulm te tmerrshëm me raketa në drejtim të qyteteve jugore izraelite, duke vrarë mijëra persona dhe duke rrëmbyer rreth 200 të tjerë, shkruan Arbresh.info.
“Izraeli nuk po lufton kundër popullit palestinez. Izraeli po lufton terroristët e Hamasit..”, ka shkruar ambasadorja izraelite.
Tutje ajo tha se me asgjë nuk arsyetohet fakti se Hamasi po e përdrorë popullin e Gazas atje si mburoja.
“Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e palestinezëve në Gaza si mburoja njerëzore. Pothuajse 600 raketa të hedhura nga Hamasi në drejtim të Izraelit ranë në Gaza, duke përfshirë spitalin Al-Ahli, duke vrarë palestinezë të pafajshëm.”, ka shkruar ajo.
“E gjithë bota duhet të ngrihet për të dënuar terroristët e Hamasit.”, përfundoi Ziv./Arbresh.info./
Israel is not fighting the Palestinian people.
Israel is fighting Hamas terrorists.
Nothing can justify the unimaginably barbaric killings of innocent children, women and the elderly.
Nothing can justify using Palestinians in Gaza as human shields.
Almost 600 Hamas rockets… pic.twitter.com/xoHJ9kpLKL— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 23, 2023
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...