Google ADS

Ambasadorja gjermane ndjehet e turpëruar nga ajo që ndodhi në Kuvend

15:04 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka komentuar ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit.

Ajo ka thënë se është ndjerë e turpëruar me atë çfarë ndodhi në Kuvend.

Kur është pyetur se çka mendon për seancën ajo shkurt ka thënë “turp”.

Në seancën e sotme konstituive koalicioni PAN kërkoi dy orë pauzë që të dilte me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe ky propozim u hodh në votim. Në votim u ndanë votat 60 pro e 60 kundër, ndërsa PAN-i vazhdonte të refuzonte të jepte emrin e kandidatit.

Me këtë rast kryesuesi, Adem Mikullovci, e mbylli seancën, ndërsa tash ka thirrur grupet parlamentare për vazhdim të saj me fillim prej orës 15:00.

Ajo u deklarua për KTV-në.

 

Të ngjashme