Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie- Christine Butel, thotë se Kosova ka bërë përparim të madh në drejtim të liberalizimit të vizave.
Këtë deklaratë ambasadorja Butel e bëri gjatë fjalimit të saj në ceremonisë festive me rastin e Festës Kombëtare të Francës, shkruan arbresh.info.
“Për Kosovën është bërë përparim i madh rreth çështjes së liberalizimit të vizave. Çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë. Kjo është rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare” u shpreh ajo.
Ambasadorja Butel përmendi edhe diskutimet në takimin e Këshillit Evropian të 23 qershorit që u zhvilluan nën presidencën franceze.
Sipas saj, këto diskutime kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke pasur parasysh shqetësimet rreth migracionit dhe sigurisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni për festën kombëtare franceze ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, personalitete nga institucione të ndryshme të vendit, përfshirë këti edhe liderët opozitarë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit