Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së coronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave.
Me të njëjtën gjë është duke u përballur Kosova, ku po kërkohet unitet nga akterët politik në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës është përçarë madje pritet edhe rrëzimi i qeverisë përmes mocionit që ka iniciuar LDK.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka kërkuar unitet nga politikanët për të luftuar coronavirusin e jo njëri-tjetrin.
“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit por kundër virusit COVID-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar , Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në Twitter./arbresh.info
No more fight against each other but against this #COVIDー19 virus! We need united world, united #Finland and United #Kosovo. Thanks #UN for a great call! https://t.co/PIvzh9f0pI
— Pia Stjernvall (@StjernvallPia) March 24, 2020
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...