Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.
Duke e uruar për detyrën, kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë për takimin.
Ai e falënderoi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, shkruan arbresh.info.
Ambasadorja tha se është e nderuar të jetë ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, dhe e ftoi Kryeministrin për vizitë zyrtare në Izrael.
Ajo shtoi se ndonëse nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike, njerëzit tanë kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin.
Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.
Kryeministri Kurti theksoi se me stabilitetin institucional është e mundshme që të planifikojmë më mirë e për periudha më afatgjata.
Ai foli për angazhimin në një vit qeverisje për zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri theksoi progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, rritjen e eksporteve prej 83,6% , rritjen e Investimeve të Huaja Direkte prej 22% dhe rritjen e të hyrave tatimore prej 34%.
U bisedua për potencialin e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK). Kryeministri tha se digjitalizimi është një nga objektivat në programin e Qeverisë, ndërsa agjenda e re digjitale do të jetë një nga pikat kryesore të strategjisë së re kombëtare të zhvillimit./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...