Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Bedri Hamza, ka pritur sot në takim lamtumirës, Ambasadoren e Gjermanisë zj. Angelika Viets e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss.
Guvernatori Hamza, ka falënderuar ambasadoren Viets, për mbështetjen e vazhdueshme që BQK-ja ka marrë nga Qeveria Gjermane, dhe ka shprehur bindjen që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Guvernatori Hamza ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që BQK-ja ka me institucionet gjermane si: Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), Autoritetin Federal të Mbikëqyrjes Financiare (Bafin), Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane (ECB).Sektori financiar në Kosovë është një ndër sektorët më stabil dhe funksional, falë përkrahjes dhe mbështetjes së vendeve evropiane të cilat janë pjesë e ndërtimit dhe avancimit të këtij sektori.
Ambasadorja Viets u shpreh e kënaqur që ishte përkrahëse e zhvillimeve pozitive të arritura në sektorin financiar sidomos gjatë viteve të fundit në Kosovë. Gjithashtu, Ambasadorja Viets ka nënvizuar se Qeveria Gjermane do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të mbështesë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme të cilat ndihmojnë në avancimin e funksioneve të saj.
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren