Google ADS

Ambasadorja e Francës në Kosovë: Ne dëshirojmë që Kosova të mbetet forcë udhëheqëse e rajonit

10:54 | 23 Shkurt 2022
S D

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, në tryezën e organizuar nga Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, tha se Franca dëshiron që Kosova të mbetet forca udhëheqëse e rajonit, shkruan arbresh.info.

“Në këto momente kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke u ballafaquar me shumë sfida, ne dëshirojmë që Kosova të mbetet forcë udhëheqëse e rajonit”, tha ambasadorja franceze.

Ndërkaq tutje ajo përmendi edhe agjendën e prezantuar nga Presidenti Macron dhe disa pika në të cilat Presidenca Franceze është e fokusuar në mënyrë që të ndërmerren hapat e nevojshëm në rrugën e digjitalizimit.

“Që nga fillimi i vitit, duke pasur parasysh edhe agjendën që e ka prezantua Presidenti Macron, e që ka për qellim fuqizimin e kapaciteteve të BE-së. Duke marr parasysh atë se çka është thënë në dhjetor të vitit 2021 z. Macron i ka theksua prioritetet e Presidentes Franceze duke thënë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë tejet të rëndësishme për vetë BE-në, dhe Presidencën Franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ilustrimi më i mirë i Presidencës Franceze është Konferenca për Ballkanin Perëndimor e ku do të fokusohemi në çështjet që janë të rëndësishme për rajonin e që janë siguria, ambienti, rinia dhe procesi i pajtimit”, tha Butel/.

Tutje ambasadorja franceze tha se ambasada e saj është duke e shikuar Kosovën nga afër dhe është e kënaqur që Kosova ka shfaqur qëndrueshmëri në zhvillimin e pikave kyqe.

‘Ambasada ime është duke e shikuar shumë afër situatën në Kosovë dhe jemi të kënaqur që ka qëndrueshmëri në zhvillimin e pikave të cilat i përmenda. Ne dëshirojmë që ta kemi një Evropë të bashkuar mirëpo dëshirojmë që ta luajmë edhe një rol bashkues. Promovimi i çështjeve që i përmenda përfshinë edhe zbatimin e ligjeve që kërkojnë në nivel politik dhe ligj vënës. Presidenca franceze është ofruar që të ofrojë në mënyrë që të merren me të gjitha hapat e nevojshëm”, deklaroi Butel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme