Lufta e vitit ’98-99 që ndodhi në Kosovë, la shumë gjurmë të rënda. U plagosën, u vranë e u dogjën shumë njerëz të vendit. U shkatërruan shumë shtëpi e shumë qytetarë të tjerë që t’i shpëtonin këtyre gjërave u detyruan të shpërngulen nga vendi, shkruan Arbresh.info.
Duke ecur në kolona të gjata pa e ditur se ku po shkonin, burra, gra, pleq e fëmijë dëshironin të iknin sa më larg Kosovës që të mos përjetonin gjërat e rënda që bënte ushtria serbe në Kossvë.
Portali Arbresh.info gjatë ditës së djeshme ka raportuar për rastin e Sherife Lutës nga Kaçaniku ku e cila bashkë me vajzën e saj disa muajshe ia kishte mësyrë një rruge pa kthim. Duke ecur në kolonën e gjatë me njërëz ajo mbante në duar Besjanën e vogël ndërsa në kokë kishte një shami të bardh, e fytyrën plotë mllef.
E luftën që ndodhi në Kosovë po e përcellnin shumë njerëz nga e gjitha bota, ndër ta edhe fotograf të njohur si fotografi boshnjak Damir Sagolj që raportonte për Reuters i cili kishte fotografuar Sherifën derisa ishte në kolonë.
Fotografia e tij kishte bërë bujë në pothuajse të gjitha mediat botërore. Ndërsa pas raportimit të portalit Arbresh.info për këtë grua dhe vajzën e saj që u bë protagoniste Kryesore, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shpërndar në rrjetet sociale këtë dy fotografitë në të cilën shihet Sherife Luta me vajzën në duar në kolonë si dhe fotografinë tjetër të bërë nga fotografi i portalit Arbresh.info ku shihet Sherifja me Besjanën 19 vite pas përfundimit të kësaj lufte.
Ajo kishte cekur në postimin e saj se kjo është fotografia që tronditi botën dhe tregoi historinë e vuajtjeve tona.
“Ju kujtohet kjo foto? Fotografia ikonike që tronditi botën dhe tregoi historinë e vuajtjeve tona… nëna duke bartur fëmijën e saj, dhe peshën e botës në krahët e saj, ndërsa ec nëpër male, pa adresë dhe pa vend për të shkuar.. 18 vite më parë, vogëlushja Besiana u dëbua nga shtëpia e saj nga forcat serbe. Sot, ajo dhe nëna e saj kanë folur për shtypin për herë të parë, nga shtëpia e tyre në #Kosovë”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...