Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Apelit për t’ja ndërprerë masën e paraburgimit, Enver Sekiraqës, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Triumf Riza, shkruan arbresh.info.
“E mbajë mend fare mirë, gjatë viteve të 90’ta, vajzat e Prishtinës më shumë kanë pasë frikë nga Enver Sekiraqa, se nga policia e Serbisë,” ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.
Burgun shtëpiak për Sekiraqën, ajo e ka quajtur, “hajgare”.
“Një kriminel ordiner, i përfshirë në dhunime, zhvatje, vrasje, sot është i lirë ( kjo puna e burgut shtëpiak është hajgare). Nga gjyqtarë të EULEX dhe të Kosovës. #Marre,” ka shkruar Çitaku.
Sekiraqa është liruar mbrëmë nga paraburgimi. Ai ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes.
Sipas avokates, Kosovare Kelemendi, Aktgjykimi kundër shkallës së parë është prishur dhe është kthyer në rigjykim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...