Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith ka thënë se rruga e vetme për përparimin për Serbinë dhe Kosovën është dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kështu ka thënë Smith në një konferencë për media.
“Masat e menjëhershme nga të dyja palët për të shtensionuar situatën janë prioriteti numër një”, tha Smith.
Ajo tha se aleatët e NATO-s “me interes të madh dhe njëfarë shqetësimi” i ndjekin ngjarjet në Kosovë.
Ajo theksoi se ShBA-ja ishte e para që dënoi dhunën ndaj ushtarëve të NATO-s, veçanërisht ndaj trupave nga Hungaria dhe Italia.
“Ne besojmë se autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi, me respekt të plotë për procedurat e përcaktuara dhe me transparencë të plotë”, tha Smith.
Ajo përkujtoi se ShBA-ja inkurajon kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe qeverinë e vendit që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative.
“Ne gjithashtu i inkurajojmë ata që të tërheqin forcat e tyre policore nga lokacionet pranë ndërtesave komunale”, tha Smith, duke shtuar se ShBA-ja në të njëjtën kohë mirëpriti vendimin e Serbisë për të reduktuar gatishmërinë luftarake dhe numrin e trupave të saj pranë kufirit me Kosovën.
“Por thelbi është këtu, që është qëndrimi i të gjithë aleancës se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara dhe se mesazhi i aleatëve të NATO-s është përcjellë për të gjithë”, përfundoi Smith.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...