Ambasadori zviceran: Të gjendet zgjidhje sa më shpejt për vizat dhe demarkacionin

09:14 | 6 Dhjetor 2017
arbresh.info

Ambasadori  i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet ka komentuar periudhën nëpër të cilën po kalon Kosova, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se duhet të gjendet zgjidhje sa më shpejt jo vetëm për demarkacionin por edhe për çështje tjera.

“Ne e trajtojmë çështjen e vizave të pesë vendeve dhe mund të them se është një punë aspak e mirë sepse çdo vit rritet 25%. Tani kemi 70 kërkesa për viza dhe njerëzit që presin para Ambasadës sonë janë shumë të rinj dhe nuk jam i lumtur për këtë situatë. Por unë nuk jam këtu tu sqaroj politikanëve lokal se çfarë të bëjnë në publik. Në tërësi shpresoj që një zgjidhje të bëhet jo vetëm për demarkacionin por edhe për çështje tjera”, tha ai.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme