Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur në një takim njoftues, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori Lebet e ka uruar ministren Albulena Haxhiu për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë dhe ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahjen e shtetit zviceran në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Lebet theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar qe t’i avancojë edhe më tej projektet e përbashkëta dhe gjithashtu është diskutuar mundësia e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me qëllim të ndërtimit të besimit në drejtësi dhe shtetin e së drejtës.
Po ashtu, Ambasadori Lebet ka mirëpritur anulimin e procesit të emërimit të noterëve dhe ka uruar ministren Haxhiu për hapat e parë të ndërmarrura drejt procesit të vettingut.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu ka shprehur vlerësimin e saj për raportin dhe marrëdhënien e mirë që ka shteti zviceran me Republikën e Kosovës dhe njëherit ka falënderuar Ambasadorin Lebet për angazhimin e tij në forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Ambasadori Lebet ka falënderuar ministren Haxhiu për vullnetin e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen në shumë fusha dhe njëherit theksoi se Zvicra mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin dhe ruajtjen e raportit të shkëlqyeshëm që ka me Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj. /arbresh.info
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...