Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj është pritur nga ana e zv.Komandantit të Divizionit të 10-të tankist, gjeneralit Michael Podzus.
Zemaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se takimi me gjeneralin Podzus ishte mbresëlënëse dhe një nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n mori pjesë në këtë takim.
“Ishte nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n morri pjesë në këtë si dhe anëtarit të nderit të Kontigjentit të Parë të forcave gjermane të Bundeswehr-it, të cilët në vitin 1999 së bashku me forcat tjera të NATO-s i sollën lirinë Kosovës, i shoqëruar nga ish komandanti i këtyre njësive, gjeneral major, Manfred Hofmeyer si dhe oficerët drejtues të sektorëve ushtarake nga Kontigjenti i Parë-1999, vizituam Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Po ashtu, i lumtur që një pjesë të oficerëve dhe veteranëve i takuam përsëri, dhe krenar për 23 vite bashkëpunim dhe punë në periudha të ndryshme, në shërbim të lirisë, ndërtimit të paqes dhe shtetit të Kosovës.
Të gjithë veteranët e komandës së parë gjermane të vitit 1999, në ndërkohë janë pensionuar, por as kjo dhe as vitet e pleqërisë nuk i kanë penguar të përkushtohen dhe mirëmbajnë lidhjen e tyre me Kosovën. Ata me krenari e quajnë vetën, veteran të një lufte e cila ishte bërë për ta çliruar një popull të robëruar.
Gjermania u përfshi në luftë të hapur në vitin 1999 për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, nën aprovimin e mandatit të intevenimit humanitar ushtarak, për të ndërprerë dhunën dhe terrorin, dëbimet masive, vrasjet në masë e cila kishte arritur deri në një shkallë gjenocidi nga ana e regjimit dhe forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Sot, Kosova është e bekuar me miq të shumtë, të cilët ju gjetën pranë në ditët më të vështira.
Përjetësisht mirënjohës!
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...