Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që sot ka pasur një vizitë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Rama me anë të një postimi në Facebook , ka treguar detajet e takimit të tyre, ku edhe është biseduar për një projekt transformues si me moton “Prishtina për të gjithë”, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i Ramës:
Për herë të parë në Komunën e Prishtinës mirëpritëm ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin me kënaqësi diskutuam mbi mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.
Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta.
E vlerësojmë jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”. / arbresh.info/
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?