Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka thënë se është shumë i kënaqur që serbët e Kosovës kanë përdorur të drejtën e tyre për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.
Përmes një postimi në X, ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve lokale që të sigurojnë të gjitha dokumentacionet e nevojshëm dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe në Zveçan.
“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës, dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan. Është kyçe që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Pleased to see that Kosovo Serbs use their democratic right provided by #Kosovo‘s legal framework & started the collection of signatures needed for the recall petitions on the mayors in Mitrovica North and in Leposavić/Leposaviq (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 18, 2024
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...