Ambasadori i Shqipërisë në Serbi ka vizituar Preshevën dhe Bujanocin ku ka theksuar se qëllimi i tij dhe ambasadave tjera është që të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë për banorët e jugut të Serbisë në bashkëpunim me Republikën e Serbisë.
“Unë mund të them se bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivel të lartë, me një tendencë edhe më të mirë”.Kjo kryesisht ka të bëjë me bashkëpunimin politik, ekonomik dhe turizmin. Të dhënat flasin se mund të jem krenar se numri i turistëve serbë që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri është duke u rritur çdo vit”, tha ambasadori Boçka.
Në mes të tjerash ambasadori shqiptar në Serbi tha se serbët dhe shqiptarët në këto pjesë kanë raporte të qëndrueshme në mes vete, raporton arbresh.info.
“Gjatë një bisede me kryetarin e Medvegjës, ne konkluduam se serbët dhe shqiptarët që jetojnë në këto pjesë kanë marrëdhënie të qëndrueshme, me mirëkuptim dhe respekt reciprok”, theksoi ai.
Ambasadori shqiptar u njoftua nga zonja Xhema por edhe nga drejtoresha e shkollës së vetme shqipe në komunën e Medvegjës Arlinda Kadriu për problemet me të cilat ballafaqohet arsimi shqip në Medvegjë.
Ambasadori premtoi përkrahje të parezervë nga ana e shtetit shqiptar për qytetarët shqiptar të Medvegjës dhe përgëzoi zonjën Xhema për liderizmin e treguar në mbrojtjen institucionale të popullatës shqiptare në Medvegjë.
Nënkryetarja e Medvegjës , Leme Gjema theksoi se do të mundohen për ndalimin e migrimit të popullsisë serbe dhe shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...