Kreu i të ashtuquajturës “Zyra Ndërlidhëse Beograd-Prishtinë”, Dejan Paviçeviq, ka organizuar sot një mbledhje në Graçanicë në mbështetje të “Listës Serbe”, e në të cilën kanë marrë pjesë disa shoqata të serbëve dhe malaziasve.
“Mbështetja për Listën Serbe nuk është vetëm thjesht mbështetje, por është edhe një mesazh, mesah i unitetit dhe i asaj që jemi bashkë. Besoni se Beogradi dhe Serbia, kurrë nuk do t’ua kthejë shpinën malazezëve të cilët besojnë në të parët e tyre dhe heroizëm. Ashtu siç mbrohen të drejtat e secilit serb, do të mbrohen edhe interesat e çdo malazezi”, ka thënë Paviçeviq.
Në këtë tubim është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet shoqatave të serbëve dhe malaziasve duke formuar kështu “Unionin e serbëve dhe malaziasve”, shkruan Kosovo-online.
Kreu i këtij Unioni, Sllobodan Vujiçiqi, ka thënë se janë mbledhur aty për t’i dhënë mbështetje Listës Serbe dhe shtetit të Serbisë.
“Ky është moment vendimtar për të ardhmen tonë”, ka thënë Vujiçiqi, i cili më tej ka shtuar se arritja e një kompromisi në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve është një parakusht për paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor./GazetaExpress/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...