Ambasadori i Serbisë në Izrael, Miroljub Petroviq ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2020 nga shteti i Izraelit, ka lënë gjurmë në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
Petroviq shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës ende është një temë që diskutohet.
“Vendimi i Izraelit nga viti 2020 për ta njohur Kosovën, sipas ambasadorit ka lënë gjurmë në marrëdhëniet mes dy vendeve, por është një temë që ende po diskutohet. Ka pasur interpretime jo korrekte të ngjarjeve të caktuara, e sidomos nga pala izraelite, prezantimi i rrethanave në të cilat Izraeli mori vendimin për njohjen e njëanshme të pavarësisë së shpallur të Kosovës si rezultat i një lloj marrëveshjeje”, ka thënë ai në një intervistë për kosovo online, transmeton Arbresh.info.
“Sido që të jetë, çështja e njohjes nga Izraeli të pavarësisë së Kosovës është ende e pranishme në bisedimet tona, por nuk është pengesë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të tjera të shumta me interes të ndërsjellë”, thotë Petroviq.
Kosova u njoh nga Izraeli në vitin 2020. Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit ishte pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020./Arbresh.info
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...