Të mërkurën e javës që po lëmë pas Prokuroria e Gjykatës Speciale bëri një njoftim befasues, duke thënë se ka deponuar në Gjykata aktakuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Në njoftimin për media i cili u publikua vetëm tri ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Prokuroria më shumë fliste për politikë sesa për gjetje dhe fakte për dy drejtuesit e UÇK-së.
Kjo u pa si tendencë që të pengohet presidenti Thaçi në arritjen e marrëveshjes me Serbinë në Uashington.
Por, pretendimet e Prokurorisë të cilat bazohen në raportin e Dick Martyt tashmë në disa raste është thënë se janë materiale qe Serbia e ka furnizuar Martyn.
Ish-ambasador i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, në televizionin serb “TV HAPPY”, ka konfirmuar se Dick Marty e ka hartuar raportin e tij me “dëshmitë dhe provat” që ia ka dhënë prokuroria e Serbisë.
Ish-ambasadori serb në Zvicër pati konfirmuar edhe vetë bashkëpunimin që ka pasur me ish-raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, si dhe furnizimin me material nga prokuroria serbe për krimet e luftës, në bazë të të cilave e ka hartuar edhe raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës.
Duke e prezantuar përmbajtjen e librit të tij në një prej emisioneve të “TV HAPPY”, ish- ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, e ka vlerësuar si shumë intrigante për lexuesit rrëfimin e tij për Martyn, trafikimin e organeve dhe “Shtëpinë e verdhë“.
“Ideja ime, pasi që jam vendosur në Zvicër, faktikisht ka qenë të takojë Dick Martyn, i cili asokohe sapo ishte emëruar raportues i Këshillit të Evropës. Nga ana e prokurorisë sonë për krime të luftës, kam qenë i informuar se dëshmitë tona mbi atë se çfarë ka ndodhur në veri të Shqipërisë kanë qenë shumë të forta, bindëse dhe kam vlerësuar se kjo është një arsye e mjaftueshme që veprimi im i parë në Zvicër të jetë njoftimi me Dick Martyn dhe atë e kam njohur para se të dorëzoja letrat kredenciale dhe kam vazhduar të bashkëpunojë me të”, ka thënë ish-ambasadori serb në Zvicër, Milan St. Protiq.
Protiq ka konfirmuar se pjesa më e madhe e provave materiale në raportin e Dick Martyt kanë qenë të mbledhura nga prokuroria serbe për krime të luftës dhe ai ia ka ofruar, sugjeruar dhe i ka treguar për atë material.
Po ashtu, ish-ambasadori serb në Zvicër konfirmon se Dick Martyn e ka vendosur në kontakt me përfaqësuesit serbë të prokurorisë, të cilët ia kanë dorëzuar gjithë materialin që kanë pasur.
“Dick Marty e ka pranuar materialin e mbledhur me përkushtim nga njerëzit tanë, nga prokuroria, hetuesit, përfshirë edhe policinë, dhe në bazë të tij e ka hartuar raportin”, thotë ish-ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq.
Sipas tij, vetë Dick Marty nuk ka pasur kurrfarë prove bindëse dhe serioze.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike