Rusia vazhdon të jetë përkrahë Serbisë përderisa Serbia pavarësisht kërkesave të BE nuk po vendos sanksione ndaj shtetit që udhëhiqet nga Vladimir Putin.
Kështu dhe ambasadori i këtij shteti në Serbi Aleksandar Bocan-Harchenko vazhdon mbrojtjen e Serbisë duke u përzier në punët e Kosovës.
Ai mbrëmë tha se Kosova nuk është e pavarur dhe nuk do të jetë kurrë. Këtë deklaratë e bëri gjatë komentimit të tij për armatimin që Kosova ka kërkuar ta ketë nga SHBA.
“Në fund të fundit, a mund të besojë dikush se është e mundur një zgjidhje konstruktive për Kosovën, a mund të kontribuojë ndërmjetësimi i Perëndimit në këtë nëse Perëndimi mbështet Ushtrinë e Kosovës dhe Kosovë e pavarur. Armët kanë mbërritur dhe do të vijnë më shumë armë” – tha Bocan-Kharchenko.
Ambasadori theksoi se Rusia nuk do të mbështesë kurrë një zgjidhje të njëanshme të imponuar nga Perëndimi dhe do të mbështesë vetëm atë që Beogradi bie dakord.
Ai shtoi gjithashtu se pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Perëndimin dhe se bisedimet për statusin janë të rëndësishme për ta vetëm për qëllimin e pavarësisë.
Sipas tij, situata mund të krahasohet me Ukrainën, dhe kur është fjala për Kosovën, gjithmonë ka pasur një koncept anti-serb, ashtu si në lidhje me Ukrainën – antirus.
Duke komentuar deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se serbët nuk janë një komb që Perëndimi mund ta shtypë dhe nënshtrojë, ambasadori rus tha se arsyeja kryesore e sulmit ndaj serbëve është një përpjekje për të shkatërruar politikën e pavarur.
“Bëhet fjalë për ortodoksinë, vlerat ortodokse që Perëndimi po i shkatërron” – tha Bocan-Kharchenko.
I pyetur se si i komenton historitë se Rusia nuk e ndihmoi sa duhet Serbinë, sidomos në lidhje me bombardimet, ai tha se në atë kohë shteti rus mund të bënte atë që bëri duke pasur parasysh kontekstin që ekzistonte. /Novosti
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist