Diplomatët nga Moska në Beograd po vazhdojnë të mbajnë qëndrim tërësisht kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës. Ambasadori rus, Aleksandar Çepurin së bashku me disa ministra të Qeverisë së Ana Bërnabiqit kanë marrë pjesë në një festival në qytetin e Gucas.
Diplomati rus së bashku me të pranishmit shihen në një video duke kënduar këngë nacionaliste.
“I bimë borisë serbe që ta dëgjojë Kosova”, është muzika të cilën e këndojnë ata, transmeton Indeksonline
Ndryshe, ambasadori Çepurin njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës.
“Krimeja është Rusi e Kosova është Serbi . Kjo nuk është vetëm parullë, ky është realitet juridik që duhet të respektohet”, kishte deklaruar ai.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...