Ambasadori Rohde viziton sot laboratorin gjerman “Dr. Limbach”

08:37 | 6 Mars 2024
K.B

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde dhe drejtoresha së OEGJK-së, Nora Hasani vizitojnë sot laboratorin gjerman “Dr. Limbach”, pjesë e Rrjetit më të madh Gjerman të laboratorëve mjekësore në Evropë, që ka filluar aktivitetin në Kosovë vitin e kaluar.

Ky rrjet i laboratorëve ka nisur në vitin 1979, kur Dr. Med. Hans Jakob Limbach hapi laboratorin e parë në Heidelberg, ku edhe është qendra spitalore universitare më e specializuar në Gjermani, dhe numëron mbi 7000 punëtorë vetëm në Gjermani.

Në këtë vizitë do të marrë pjesë edhe themeluesi i këtij rrjeti të laboratorëve, doktori i shkencave mjekësore Dr. Med. Hans Jakob Limbach, i cili vjen në Kosovë ekskluzivisht për këtë ngjarje.

Investimi në laboratorin në Kosovë, të hapur vitin e kaluar tejkalon vlerën 1.3 milionë euro.

Ngjarja mbahet sot në ora 14:00 në laboratorin “Dr. Limbach”, në lagjen Kalabria tek kompleksi “Riera”./Arbresh.info/

Të ngjashme