Ambasadori Rohde dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

20:50 | 6 Janar 2023
E.H

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin ndaj dy personave të rinj në Shtërpcë.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.

“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës”, ka shkruar Rode.

Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme