Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, ka thënë se nuk duhet harruar progresin që ka bërë Kosova në 10 vitet.
“Kosova ka burra e gra të fuqishëm e të zot. Po ashtu ka nevojë për institucione të fuqishme. Disa shtete kanë qeveri të dobëta ndërsa kam besim që Kosova bënë pjesë tek vendet e forta”, ka thënë ai.
Sipas tij në dekadën e ardhshme Kosova duhet të përmbyll kapitullin e tranzicionit, raporton Arbresh.info.
“Duhet të gjejë një mënyrë se si ti trajtojë politikat e vendit. Historia ka treguar që progresi do të jetë më i shpejt me koncensus mes partive politike. Iniciativat që vijnë nga opozita duhet të analizohen. Më mesin e çështjeve të rëndësishme janë marrëdhëniet me Serbinë dhe luftimi i krimit e korrupsionit”, tha ai./Arbresh.info
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...