Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad ka thënë se dialogu është një prej komponentëve kryesorë për të ardhmen e vendit tuaj.
Sjaastad e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës – Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të organizuar nga konferencës Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit & Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, raporton Arbresh.info.
Sipas tij, qëllimi i projektit është që të ofrohen fakte dhe informata që do të mund të ndihmojnë më hartën e këtij dialogu.
“Raporti ofron informata të rëndësishme për dialogun tash dhe më të ardhmen. Raporti tregon se shumica ë përkrahin rifillimin e dialogut”, ka thënë ai.
Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe lideri i VV-së, Albin Kurti./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?