Google ADS

Ambasadori Minxhozi: Hera e parë që Italia po bën lojë kaq të mirë

01:37 | 27 Qershor 2021
M. A.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, duke folur në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova, ka thënë se është hera e parë që Kombëtarja e Italisë po bën një lojë kaq të mirë.

Ai deklaroi se në këtë fazë të “EURO 2020” kombëtaret kanë të bëjnë me ndeshje të vështira dhe, sipas tij, rasti i Italisë me Austrinë e vërtetoi këtë.

Sipas Minxhozit nuk ka më kombëtare të mëdha, por ka ndeshje të kujdesshme sepse një gabim i vogël mund t’iu kushtojë me dalje nga kompeticioni.

Ndërsa fitues të sotëm e sheh italianin Chiesa i cili shënoi golin e parë për Italinë përballë Austrisë, teksa tha se anulimi i golit të Austrisë e ndryshoi rrjedhën e lojës.

“Unë them që fituesi i sotëm ka qenë Chiesa, sepse ai gol ishte i vështirë për t’u bërë. Kam përshtypjen se anulimi i golit të Austrisë ndryshoi rrjedhën e lojës ndërsa Austria pati edhe disa raste të tjera, por pa sukses”.

“I vetmi person që ka menduar për ndeshje të vështirë ka qenë Mancini i cili sipas meje ka menduar edhe për penalltitë”, është shprehur Minxhozi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme