Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi se në të ardhmen mund të ketë ndryshime sa i përket taksës rrugore për autostradën Kosovë-Shqipëri.
Megjithatë, ai nuk pohoi se kjo çështje do të jetë temë e diskutimit në mbledhjen e radhës së dy qeverive.
“Është ngritur një ekip qeveritar nga ana e qeverisë së Kosovës dhe një nga qeveria e Shqipërisë për të vendosur temat që do të diskutohen në mbledhjen e dy qeverive. Natyrisht në takimet dypalëshe është ngritur problemi i taksës rrugore. Ajo që po synojmë në është rritje a fluksit dhe me rritjen e fluksit mund të ketë ndonjë shqyrtim. Për momentin nuk e di a është temë e kësaj mbledhje”.
Minxhozi në Zona B foli edhe për sistemin doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovë.
“Qytetarët e të dy anëve kanë qenë të shqetësuar për je kontroll të dyfishtë që ndodh pikërisht për shkak të protokollit. Por, nga janari do të ketë një liberalizim të dukshëm”.
“Në krahasim me vitet e kaluara radhët në kufi kanë qenë të relaksuara. Mund të them se kontroll në kufi do të ketë mirëpo nuk do të jenë të bezdisshme”.
Ambasadori shqiptar gjithashtu tha se janë bërë disa hapa përpara në realizimin e Korridorit të Gjelbër, megjithatë theksoi se ka nevojë për më shumë fonde dhe prezencë të faktorit ndërkombëtar.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...