Google ADS

Ambasadori Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

12:23 | 29 Mars 2024
A Z

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.

Burimet e RTK-së bëjnë të ditur se Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij.

Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.

Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u pa teksa doli nga ndërtesa e i cili nuk deshi të flasë para kamerës.

Me insistimin e gazetarëve ai konfirmoi se Martine Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Të ngjashme