Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ishte i ftuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në një pritje të organizuar për nder të DokuFestit, festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar.
Në mbrëmjen e festivalit, ambasadori Malaj dhe të pranishmit ndoqën me shumë emocion filmin dokumentar “Return to Kosovo” të gazetarit Julius Strauss, i cili trajton një ngjarje të dhimbshme – masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme, në Drenicë.
Pas shfaqjes së dokumentarit, ambasadori Malaj pati mundësinë të takonte Besnikun, të mbijetuarin e kësaj masakre, i cili në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...