Google ADS

Ambasadori Kossnet zhvendos kutinë e fundit nga objekti i vjetër, tregon zyrën në shtëpinë e re

10:50 | 5 Shtator 2019
Arbresh.info

Ambasada Amerikane në Kosovë, është gati të vazhdojnë punën dhe misionin e saj në shtëpinë e re.

Përmes një video të postuar në faqen zyrtare Facebook të kësaj ambasade, shihet ambasadori Philip Kosnett, i cili po ndihmon stafin që të bart kutitë, derisa tregon edhe pak nga zyra e re, ku edhe rregullon tryezën e tij të punës me një karikaturë.

“E fundit nga kutitë u zhvendos nga e vjetra në ambasadën e re.

Bashkohuni me ne ndërsa i bëjmë një lamtumirë të dashur shtëpisë sonë të vjetër dhe mezi presim t’ju mirëpresim në #NeëUSEmbPristina. Ky është një kapitull i ri emocionues në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, shkruhet përbri videos.

Ndryshe, objekti i ri i Ambasadës Amerike u përurua më 4 korrik të këtij viti.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/391325414913864/?v=391325414913864

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme