Ambasadori kosovar shkon në zyrën e presidentit frances, Emmanuel Macron

21:45 | 22 Korrik 2022
L G

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ambasada e Kosovës në Francë përmes Facebook-ut.

Halimi sipas njoftimit dorëzoi letrat kredencialet në një ceromoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée, kështu njoftoi ambasada e Kosovës në Francë.

“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në njoftimin e ambasadës./arbresh.info/

Të ngjashme