Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.
Në një dedikim përmes një video-incizimi të rikthyer të 23 dhjetorit të këtii viti, ku shihet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja Alison, ambasadori amerikan, pati thënë se eksperienca njëvjeçare në Kosovë ishte fantastike, njofton Klan Kosova.
”Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”.
Megjithatë diplomati amerikan nuk hezitoi sot që prapë të ndajë një mesazh urimi nga familja Kosnett.
”Unë dhe Alison u urojmë të gjithëve më të mirat në vitin e ri dhe dekadën e re”, shkruan Ambasadori Philip Kosnett.
Ndërkaq Alison Kosnett, ishte shprehur e lumtur që tashmë në Kosovë ka një kompleks të ri të Ambasadës së SHBA-ve duke iu bërë më të lehtë edhe punën të gjithë komunitetit amerikan.
Ajo bënë të ditur po ashtu që në familjen Kosnett përveç qenushes së tyre Malika, tashmë ata kanë edhe një këlysh të ri të quajtur Bucky.
”Urime Vitin e Ri”, uron në gjuhën shqipe, Ambasadori Philip Kosnett.
Alison and I wish everyone all the best in the new year and new decade. pic.twitter.com/QKBfrcdgua
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 31, 2019
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA