Ambasadori Kosnett: Prioriteti ynë mbetet promovimi i zhvillimit ekonomik të Kosovës

14:32 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett në një intervistë për Telegrafin ka thënë se, prioriteti i Amerikës mbetet promovimi i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë bërë të qartë se që nga tetori i vitit të kaluar ju intereson zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit dhe krijimi i mundësive për të rinjtë.

“Prioritet i joni është promovimi i zhvillimit ekonomik dhe kjo nuk përfshin vetëm investimet, por edhe energjizimi i sektorit privat. Dhe më e rëndësishmja, luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i sundimit të ligjit”, ka thënë Kosnett.


Ai thotë se pavarësisht se cilat parti qeverisin në Kosovës, prioritet e SHBA-së mbesin të njëjta.

“Mendoj se qytetarët e Kosovës e kanë bërë të qartë gjatë tetorit të vitit të kaluar se e duan ndryshimin dhe se u intereson zhvillimi ekonomik, ju intereson luftimi i korrupsionit, ju intereson krijimi i mundësive për të rinjtë. Ne plotësisht e mbështesim këtë dhe prioritet e SHBA-së mbesin të njëjtat, pavarësisht se cilat parti e qeverisin vendin”, tha ai.

Për sa i përket ndihmave të SHBA-së ndaj Kosovës gjatë periudhës së COVID-19, Kosnett tregon se është ofruar asistencë financiare dhe personeli i ambasadës ka shkëmbyer ide me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ne kemi qenë shumë transparent sa i përket kësaj. Agjencitë e SHBA-së për zhvillimet ndërkombëtare në departamentin e shtetit, kanë ofruar asistencë financiare, kemi ofruar asistencë konkrete në format si pajisjet e pastrimit, pakot mjekësore apo për komunitetet, qendrat e komuniteteve, e di që personeli amerikan kanë folur me Ministrinë e Shëndetësisë. Madje edhe stafi i politikave publike në ambasadën tonë ka shkëmbyer ide me ata të Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të diskutohet se si të përçohet mesazhi me efikasitet. Mendoj se në të ardhmen do të mundemi të dhurojmë edhe pajisje tjera shtesë. I gjithë planeti është zënë në befasi dhe është tronditur nga pandemia dhe po merr kohë që t’i vëmë në dispozicion kapacitetet industriale të botës për t’u siguruar që kemi mjaftueshëm pajisje, që spitalet kanë mjaftueshëm pajisje, etj. Mendoj se në javët dhe muajt e ardhshëm ne do të shohim edhe më shumë bashkëpunime ndërkombëtare sa i përket kësaj çështje”, tha Kosnett.

Po ashtu, ai në këtë intervistë ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, për Qeverinë Kurti, për Qeverinë Hoti, për takimin në Washington ndërmjet Kosovës e Serbisë, për luftën kundër korrupsionit, për vettingun e mundshëm në sistemin e drejtësisë, për ndihëm amerikane në luftë nga COVID-19 si dhe për marrëdhëniet Kosovë – SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme