Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Vushtrrinë, ku ka inauguruar investimet e përbashkëta të USAID-it dhe Komunës së Vushtrrisë në rimodelimin e Zyrës së prokurimit publik, me qëllim të rritjes së transparencës në prokurim publik.
Ambasadori Kosnett, ka deklaruar se Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model edhe për komunat tjera sa i përket transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.
“Komuna e Vushtrrisë është një shembull për të gjitha komunat e Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me këtë komunë edhe në të ardhmen. Janë pikërisht qytetarët ata që përfitojnë më së shumti kur ka një bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe shoqërisë civile, që është edhe çelësi i suksesit në Vushtrri”
Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që populli, ambasada e SHBA-ve dhe USAID-i i kanë dhënë Komunës së Vushtrrisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj.
“Dua të falënderoj USAID-in dhe shoqërinë civile për vlerësimin e tyre, që Komuna e Vushtrrisë është ranguar Komuna e parë në Kosovë për sa i përket transparencës në prokurim publik, dhe tani ne duam që të ngrisim edhe më tej këtë standard që të shërbej model edhe për të tjerët” /GazetaExpress/
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë