Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni ka shënuar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë Republikës së Kosovës dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.
Në pritje kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Tokio, deputetë të parlamentit të Japonisë, ish ambasadorë japonezë të akredituar në Kosovë, kryetarë qytetesh dhe përfaqësues të universiteteve, shoqërisë civile dhe bashkathetarë nga Kosova dhe Shqipëria, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e tij para të pranishmëve ambasadori, Sabri Kiçmari ka thënë se Kosova është dëshmi e suksesit dhe shërben si një model se si zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin paralelisht.
Ai ka deklaruar se miqësia në mes të Kosovës dhe Japonisë u thellua edhe më tej me rastin e vizitës së kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të lartë si dhe me mbajtjen e konsultimeve politike në korrikun e vitit të kaluar.
“Kjo ka rezultuar edhe me arritjen e marrëveshjes për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare, që do të hyjë në fuqi nga 25 marsi i këtij viti.”, ka thënë ai.
Ai ka shprehur mirënjohjen për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Parlamentin japonez për mbështetjen e tyre të pandërprerë në këtë çështje.
Ne emër të Ministrisë së Jashtme të Japonisë mesazhin e zv. Ministrit të MPJ të Japonisë Yoichi Fukazava e ka lexuar koordinatori i lartë për Evropën Qendrore dhe Juglindore z. Takehiko Vajima.
Ai ka shprehur urimet në emër të Qeverisë së Japonisë me rastin e pritjes së sotme për 16 vjetorin e pavarësisë dhe 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.
Ai ka thënë se Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës që nga pavarësia e saj në shkurt 2008, dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme gjatë 16 viteve të fundit, duke shtuar se heqja e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare pritet të rrisë edhe më shumë fluksin e personaliteteve drejt dhe nga Kosova. Për më tepër, Kosova do të marrë pjesë në Osaka-Expo 2025, e cila do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të publikuar atraktivitetin e Kosovës dhe për të tërhequr investime në të ardhmen.
Deputeti i Parlamentit të Japonisë Ryu Shionoya, i cili është njëherit edhe kryetar i Grupit të Miqësisë Japoni-Kosovë, e ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve. Ai me këtë rast ka thënë se është ndarë me përshtypjet më të mira nga vizita e tij në Kosovë para disa viteve dhe i gëzohet thellimit të miqësisë në mes të dy vendeve./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...