Google ADS

Ambasadori Jean Hubert-Lebet: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

14:46 | 2 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë në rrjetin social Facebook ka shpërndarë qëndrimin e ambasadorit Jean Hubert-Lebet për dialogun Kosovë-Serbi të cilin e kishte thënë në maj të vitit 2019.

“Koha për të kujtuar mësimet e marra ndërsa lehtësoni dhe ndërmjetësoni në proceset e paqes”, thuhet në përshkrim

Pika e parë e këtij qëndrimi thotë së ndryshimi i kufijve nuk funksionon

Ndërsa në pikën e dytë thuhet se një marrëveshja asnjëherë nuk duhet të detyrohet dhe se thelbësore për një marrëveshje është besimi mes dy palëve, transmeton arbresh.info

Pika e tretë tregon se procesi i paqes duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës dhe tek pika e katërt theksohet se nënshkrimi i një marrëveshje nuk është pika kryesore por duke përfunduar që procesi i zbatimit të një marrëveshje të bëjë me të vërtet ndryshim.

Postimi i plotë:

Koha për të kujtuar mësimet e marra ndërsa lehtësoni dhe ndërmjetësoni në proceset e paqes:

  1. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon
  2. Asnjëherë mos e detyroni një marrëveshje. Besimi midis palëve dhe gatishmëria për të arritur një marrëveshje nga të dy palët është thelbësore
  3. Një proces i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent
  4. Nënshkrimi i një marrëveshje nuk është pika kryesore, duke përfunduar që procesi i zbatimit të një marrëveshje të bëjë vërtet ndryshimin

Për më shumë detaje, ju lutemi lexoni deklaratën e plotë të Ambasadorit Lebet në maj 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme