Ambasadori italian: Uroj që gatishmëria e Kurtit mund të jetë një hap i rëndësishëm për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

19:44 | 2 Mars 2020
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot  në takim Ambasadorin Italian në Kosovë,  Nicola Orlando dhe zëvendësin e tij, Matteo Corradini.

Ambasadori Orlando  uroi që gatishmëria e Kryeministrit Kurti të mund të realizojë një hap të rëndësishëm për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, bëhet e ditur në njoftimin e zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti, nga ana e tij, nënvizoi shqetësimin e çdo vendimi të gatshëm e që nuk përfshinë pjesëmarrjen dhe që e mënjanon përfaqësimin. Ne kërkojmë një dialog që të mbështetet mbi baza të pjekura dhe jo të ngutura.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti falënderoi Italinë për rolin e luajtur në KFOR dhe ritheksoi vendosmërinë e tij për të vepruar në dakordësi në kontakt me Misionin e KFOR-it dhe Komandantin e saj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme