Google ADS

Ambasadori italian porosi Kurtit dhe Osmanit: Po presim formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

12:58 | 16 Shkurt 2021
V. S.

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e kanë radhitur të parën Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në këtë rrjet social, Orlando ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin.

“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme