Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Republikës së Italisë.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se është ftuar nga ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi në shënimin e Ditës së Republikës së Italisë.
‘Me ftesë të ambasadorit italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, sonte në shënimin e Ditës së Republikës së Italisë. Si mike e Kosovës, Italia në vazhdimësi ka mbështetur perspektiven tonë të integrimit dhe ka qenë afër nesh në proceset më të rëndësishme të shtetndërtimit. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve tona, uroj që të thellohen edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës