Ambasadori Ilir Dugolli takon presidentin Joe Biden në Shtëpin e Bardhë

18:14 | 1 Korrik 2022
E.H

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, duke u shprehur krenar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona.Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë -SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Dugolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme