Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert -Lebet ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të plotësojnë kushtet që BE i ka vënë Kosovës për liberalizim vizash në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.
Hubert-Lebet ka thënë në një konferencë të organizuar nga MPB për migrimin se vetëm Ambasada e Zvicrës lëshon 37 mijë viza brenda një viti dhe se kjo është e dhimbshme, shkruan arbresh.info.
“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Shengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet të plotësoj kushtet që janë përcaktuar. Ashtu sikurse Mali i Zi nuk dëshiron të ndryshoj demarkimin, ashtu edhe BE nuk tërhiqet nga kushti i saj. Shteti juaj është e mundshme që të bëjë një gjë të tillë. Sa më shpejt që bëhet kjo puna aq më mirë. 37 mijë viza i lëshojmë në vit. Është dhimbje për njerëzit që vijnë aty dhe kërkojnë vizë dhe ju lutem mundohuni t’i plotësoni kushtet që vizat të hiqen dhe njerëzit të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shëngenit”, ka thënë Hubert-Lebet.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1590530571012029/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...