Google ADS

Ambasadori i Turqisë i premton Kurtit mbështetje në fushën e zhvillimit ekonomik

00:21 | 11 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, zëvendëset e ambasadorit.

Në takim, u shprehën urime nga ambasadori i Turqisë Sakar, dhe ndër të tjera u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re, thuhet sipas njoftimit për media.

Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve./medial/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme