Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e shtatë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, në këtë mbledhje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është shpallur qytetarë nderi i komunës.
Në këtë mbledhje anëtarët e kuvendit kanë diskutuar për këto pika: Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve; Shqyrtimi i Raportit financiar janar-qershor 2021; Shqyrtimi i Raportit të auditimit të jashtëm të komunës së Rahovecit për vitin financiar të përfunduar me 31 dhjetor 2020; Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e viti mësimor 2020-2021 dhe pika e fundit e kësaj mbledhje ishte Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje qytetar nderi, Qemal Minxhozi.
Anëtarët e kuvendit, në mënyrë unanime kanë votuar pro propozim vendimit të kryetarit të komunës, Smajl Latifi, për shpalljen qytetar nderi të komunës së Rahovecit ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit në fjalimin e tij të mbajtur para miratimit të vendimit për shpalljen qytetarë nderi të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ndër të tjera ka thënë se gjatë viteve të tij të shërbimit diplomatik në Kosovë, ky burrështetas e atdhetar i përkushtuar i ra kryq e tërthor Kosovës. Takoi shumë njerëz të të gjitha shtresave e grupeve shoqërore; takoi bujq e blegtorë, takoi afaristë e punëtorë, nxënës e studentë, gra e burra të vyeshëm të këtij vendi. Por, erdhi në Rahovec dhe me sa duket aty ndaloi për të marrë pak frymë. Takoi gra të veja që i kishin përveshur mëngët për të shëruar plagët e shpirtit dhe që punonin për të plotësuar boshllëkun që kishin lënë forcat serbe, duke vrarë e zhdukur burra e djem të rinj. I frymëzuar nga këto gra të vyeshme e ambicioze dhe nga të rinj e të reja që e donin jetën, por që fatin dëshironin ta ndërtonin mbi forcat e veta. Ambasadori Qemal Minxhozi e kuptoi se këtyre njerëzve u duhej ndihmë dhe mbështetje konkrete, prandaj nuk hezitoi që të vihet në veprim. Angazhimi i tij prodhoi situata konkrete dhe gjendja e këtyre grave e të rinjve ndryshoi për mirë. Tashmë në Krushë të Madhe kemi një fabrikë moderne për përpunimin e perimeve, ku drejtojnë e punojnë gratë e kësaj ane. Në këtë mënyrë ato, jo vetëm që krijojnë të ardhura për familjet e tyre, mirëpo i sjellin dobi të shmanshme edhe ekonomisë të Kosovës. Eksporti i prodhimeve cilësore të Krushës së Madhe përbën një ndër tregimet më të suksesshme të kohëve të fundit. Ndihma konkrete që ambasadori Minxhozi dha për ngritjen e kësaj fabrike do të shënohet me shkronja të arta në historinë e komunës së Rahovecit, ndërsa emri i tij do të mbahet mend gjatë.
Kurse, ambasadori tani më qytetar nderi i komunës së Rahovecit, Qemal Minxhozi në fjalimin e tij ka thënë se kur jam caktuar ambasador në Kosovë, pyetjen e par që i bëra vetës ishte se sa do jem në gjendje për t’ju shpjeguar një besim të madh dhe e fillova me disa vizita në komuna të Kosovës, për të parë se çfarë mund të ofrojmë diçka të veçantë këtu. Fjala Ambasador në një vend të huaj, është diçka shumë e madhe, sepse je përfaqësues i shtetit të popullit të atij vendi ku shkon. Ndërsa ambasador i Shqipërisë në Kosovë, për mendimin tim nuk duhet të ishte e nevojshme për të qenë fare, por historia kështu e solli që edhe unë të jem ambasador si gjithë të tjerët dhe jam munduar që nga dita e parë, të përçoj disa mesazhe jo thjeshtë vëllazërimi sepse ne jemi vëllezër, ne jemi një gjak, ne jemi një komb, por çfarë mund të bëjmë për këta njerëz që të mund të bashkohemi edhe më tepër, ka përfunduar fjalimin e tij ambasadori Minxhozi.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...