Google ADS

Ambasadori i SHBA-ve viziton refugjatët afganë të strehuar në Kosovë

10:49 | 8 Shtator 2021
L G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philipe Kosnett ka vizituar refugjatët afganë që janë strehuar në kampin Bondstill në Kosovë.

Ambasadori Kosnett i ka siguruar ata që ekipet qeveritare të SHBA-së po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për t’i çuar ata në shtëpitë e tyre të përhershme.

“Të hënën, një ekip i ambasadës kryesuar nga ambasadori Philip Kosnett përshëndeti grupin e parë të afganëve të lidhur me SHBA në shtëpinë e tyre të përkohshme në kampin Bondstill. Ndërkohë që sigurohen që familjet të jenë të rehatshme gjatë qëndrimit të tyre, ekipet qeveritare të SHBA-së po punojnë gjatë gjithë kohës për të plotësuar kërkesat për t’i çuar partnerët afganë në shtëpitë e tyre të përhershme”, njofton ambasada e ShBA-ve në Kosovë
Deri tash në Kosovë kanë arritur gjithsej 214 refugjatë afganë. /arbresh.info/

Të ngjashme