Spekulimet se administrata e Trumpit ka ndryshuar politikën amerikane ndaj Kosovës, po i mohon ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Scott ka mohuar këta zëra, duke theksuar se qëndrimi i Amerikës asnjëherë nuk do të mund të ndryshojë drastikisht.
“SHBA-ja beson se pa normalizimin e raporteve dhe marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka stabilitet dhe përparim në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Scott, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë për Radio Beogradin, Scott tha se interesat amerikane nuk varen nga presidenti, dhe se qëllimi kryesor mbetet stabiliteti dhe paqja në Ballkan.
“Zgjidhja e problemit të Kosovës kërkon udhëheqës të guximshëm dhe gatishmëri për zgjidhje kreative”, tha ambasadori amerikan në Beograd.
Ditëve të fundit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë të hapur mundësinë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Por të cilën ai po e quan si korrigjim të kufijve.
Thaçi po zotohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. /Lajmi.net/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...