Ambasadori i Lartëmadhërisë së Saj në Kosovë, shkëlqesia e tij Nicholas Abbott, prezantoi sot në mëngjes kredencialet te presidenti i Republikës së Kosovës, shkëlqesia e tij, Hashim Thaçi.
Pas ceremonisë, z. Abbott tha: “Jam i lumtur që kam prezentuar letrën time kredenciale te presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohët më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcoj marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin.”
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008. Shkëlqesia e tij Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...