Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grondahl
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm.
Ai e njoftoi ambasadorin për programin qeverisës, i cili shumë shpejt do t’ju paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvendin e Republikës.
Kryeministri shprehu besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.
Ambasadori Grondahl tha se e ka përcjellë me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë.
Ambasadori nënvizoi se e ka ndjekur deklaratën e Kryeministrit javën e shkuar. Ai tha se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv.
Takimi u mbyll me premtimin e kontakteve të vazhdueshme./arbresh.info
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...