Ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blank në një takim me grupin Parlamentar të Miqësisë me Meksikën në Serbi, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë integritetin territoprial të Serbisë dhe të pqëpiqet të kontribojë në ruajtjen e interesave të saj në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Kështu ka thënë Ambasadori i Meksikës në Serbi, Marko Antonio Garcia Blank. Ai ka thëksuar se Meksika do t’i ruaj interesat me Serbinë sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO’n, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Kryetarja e këtij Grupi Parlamentar, Ana Ciric, ka falënderuar mbështetjen e Meksikës në mbrojtjen e territorit, por edhe për mbështetjen që po ia jep ky shtet Serbisë për të mos e mbështetur Kosovën në anëtarësimin e saj në UNESCO.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...