Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani konfirmon gjetjen e trupit të personit të dytë nga Gjilani

22:03 | 26 Nëntor 2019
L G

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i ka konfirmuar portalit arbresh.info se personi i cili para pak minutash u nxjerr nga rrënojat pas tërmetit në Durrës, është vëllai i viktimës së parë nga Gjilani.

Sipas Hasanit, vëllai i Shemsedin Abazit është gjetur nën rrënojat e të njëjtit hotel ku u gjet trupi i vëllait të tij, Isa Abazi më herët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme