Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka vizituar sot qytetet Petrinje dhe Sisak në Kroacinë, pas tërmetit të goditur.
Kaspolli ka bër të ditur se se bashku edhe me bashkatdhetarë dhe qytetarë të cilët kanë pësuar dëme, kanë dërguar ushqime, veshje, dhe ndihma të ndryshme materiale për familjet që kanë mbetur pa strehë, shkruan Arbresh.info
Këtë iniciativë Kaspolli e bëri në bashkëpunim me ambasadorin e Shqipërisë në Kroaci.
Ky është njoftimi I plotë:
Sot, së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë në Kroaci, Sh.T. Riza Poda, dhe deputeten shqiptare në parlamentin kroat, Znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, vizituam qytetet Petrinje dhe Sisak, të cilat u goditën rëndë nga tërmeti shkatërrues i ditës së djeshme. Atje u takuam me bashkatdhetarë dhe qytetarë të cilët kanë pësuar dëme, dhe sollëm ushqime, veshje, dhe ndihma të ndryshme materiale për familjet që kanë mbetur pa strehë. Kjo ishte iniciativë e përbashkët e Ambasadave të Kosovës e Shqipërisë, deputetes shqiptare në parlamentin kroat, dhe furrtarëve shqiptarë në Kroaci, për t’u ofruar ndihmë dhe përkrahje të prekurve nga tërmeti. Në situata të tilla, mbështetja njerëzore ka rëndësi jetike, qoftë shpirtërore apo institucionale. Së bashku mund ta përballojmë edhe këtë vështirësi!
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...